Garda përgjatë shërbimeve ceremoniale

Si pjesë e detyrave funksionale të Gardës së Republikës, përpos sigurimit fizik të personaliteteve shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, përfshihet edhe kryerja e shërbimeve ceremonale, të cilat i realizon sipas parashikimeve protokollare të shtetit.

Ditën e sotme, në ambietet e Presidencës, Garda kreu shërbim ceremonial përgjatë paraqitjes së letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Spanjës, Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura dhe ambasadorit të ri të Jordanisë, Sh.T.Z. Zuhair Ensour, tek Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj.

Shërbimi ceremonial kryhet me motoçikleta dhe truproja ceremoniale, duke shoqëruar ambasadorët e rinj prej objekteve ku ata ndodhen drejt institucionit të Presidencës, deri në përfundimin e ceremonisë.