Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, personalitetet e larta shtetërore zhvilluan një ceremoni përkujtimore solemne në Varrezat e Dëshmorëve, ku u nderua me respekt e mirënjohje sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Ceremonia u shoqërua me vendosjen e kurorave me lule në shenjë nderimi para kujtimit të dëshmorëve. Shërbimi ceremonial i rastit pranë monumentit “Nënë Shqipëri” u krye nga Garda e Republikës.






