Aktivitete sportive me rastin e 97-vjetorit të krijimit të Gardës së Republikës së Shqipërisë

Në kuadër të kremtimit të festës së Gardës, siç është bërë tashmë traditë, strukturat organizojnë një sërë aktivitetesh sportive. Ky organizim sportiv nuk shërben vetëm si një mënyrë për të festuar, por njëkohësisht edhe për të nxitur shpirtin e garës, konkurrencës dhe rritur motivimin mes punonjësve, si pjesë e kulturës së brendshme institucionale. Disiplinat në të cilat strukturat garuan janë futboll, atletikë dhe qitje.

Kështu, në disiplinën e krosit sportiv, Njësia Speciale zuri vendin e parë, si në garën individuale ashtu dhe atë ekipore. Në garat e qitjes, vendin e parë e zuri Drejtoria për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore, si ekip dhe individuale, kurse në kamipionatin e futbollit në vend të parë u rendit sërish Njësia Speciale duke u pasuar me vendin e dytë nga Njësia e Tretë. Në përfundim të ndeshjeve, u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje dhe kupa simbolike për fituesit, duke vlerësuar jo vetëm arritjen, por edhe pjesëmarrjen dhe përkushtimin sportiv të të gjitha strukturave.

Garda e Republikës mbetet e angazhuar në zhvillimin e aktiviteteve që ndihmojnë në promovimin e frymës së bashkëpunimit dhe konkurrencës duke çuar në vetëpërmirësimin e punonjësve. Këto nisma janë dëshmi jo vetëm për rolin e Gardës në garantimin e sigurisë, por edhe angazhimin për mirëqenien fizike dhe frymën kolektive brenda saj.