Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Turqisë, përfundoi kursi i radhës për punonjësit e Gardës së Republikës në shtetin turk. Në këtë kurs u zhvilluan mësime, duke ndërthurur teorinë dhe praktikën, mbi taktikat e shoqërimit të personaliteteve shtetërore.
Ky kurs, është një prej të shumtëve që do të pasojnë sipas marrëveshjes së përbashkët midis dy shteteve, Shqipëri dhe Turqi.




































