Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues i Lartë Simon Zereci, nënshkroi sot Memorandumin e Mirëkuptimit me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Turqisë. Ky memorandum konsiston në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Xhandarmërisë dhe Policisë turke lidhur me trajnimin e punonjësve të Gardës së Republikës në kurse në fushën e sigurisë. Ky bashkëpunim synon të rrisë kapacitetet profesionale dhe të promovojë standarde më të larta në trajnimet e sigurisë, përmes programeve të avancuara. Drejtori i Përgjithshëm i shprehu mirënjohjen e tij përfaqësuesit të palës turke Z. Mehmet Kahya, Këshilltar për Punët e Brendshme në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shqipëri, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përvojën tejet profesionale të ofruar për punojësit e Gardës. Nga ana tjetër, Z. Kahya siguroi vijim e këtij bashkëpunimi të nisur edhe më tej duke shprehur edhe falënderimet për korrektesën dhe seriozitetin e punës së Gardës së Republikës në përmbushjen e misionit të saj.
Memorandumi shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërinstitucional dhe përgatitjes së profesionistëve të kualifikuar.



