Presidenti i Lituanisë, z. Gitanas Nauseda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Pas takimit zyrtar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, Presidenti lituanez vizitoi Varrezat e Dëshmorëve për ceremoninë e vendosjes së kurorës në memorial, i shoqëruar në shenjë nderimi edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Drejtues i Lartë Simon Zereci.
Siguria e Presidentit u realizua nga strukturat e Gardës gjatë të gjithë qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.






