Në kuadër të kremtimit të 98-vjetorit të krijimit të Gardës, u zhvilluan një sërë veprimtarish sportive me pjesëmarrjen e punonjësve të strukturave të institucionit. Aktivitetet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave sportive, duke nxitur konkurrencën e shëndetshme mes pjesëmarrësve.
Në përfundim të garave sportive, u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe kupave për fituesit individualë dhe ekiporë të disiplinave të zhvilluara. Në ceremoninë e vlerësimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit, Shefi i Trajnimit dhe Shefi i Planifikimit, të cilët përgëzuan fituesit për rezultatet e arritura dhe angazhimin e treguar.
Fituesit në disiplinat sportive ishin:
Disiplina Atletikë
Vendi i Dytë: Arlind Beraj
Vendi i Tretë: Artur Duro
Vendi i Dytë: Njësia e Parë
