Certifikimi i punonjësve për gradën Kryekomisar

Përfundoi me sukses kursi i trajnimit të punonjësve të Gardës, të cilët rezultuan fitues në procesin e konkurrimit për gradën Kryekomisar, në gjitha fazat e tij. Kursi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë e Sigursë, nën kujdesin e veçantë të Rektrorit, Prof.Ilirjan Mandro dhe të të gjithë stafit akademik të AS që zhvilluan mësimdhënie sipas kurrikulës. Kursi shënon një risi, pasi është i pari i këtij lloji i realizuar pas miratimit të kuadrit ligjor mbi të cilin funksionon Garda e Republikës dhe zhvillohet karriera e punonjësve.

Në të morën pjesë 22 punonjës dhe pati një kohëzgjatje një mujore, nëpërmjet të cilit punonjësit zhvilluan më tej njohuritë për t’u ngritur në nivelin e funksioneve të gradës Kryekomisar.