Aktivitete sportive në kuadër të 98-vjetorit të krijimit të Gardës

Në kuadër të kremtimit të 98-vjetorit të krijimit të Gardës, u zhvilluan një sërë veprimtarish sportive me pjesëmarrjen e punonjësve të strukturave të institucionit. Aktivitetet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave sportive, duke nxitur konkurrencën e shëndetshme mes pjesëmarrësve.

Në përfundim të garave sportive, u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe kupave për fituesit individualë dhe ekiporë të disiplinave të zhvilluara. Në ceremoninë e vlerësimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit, Shefi i Trajnimit dhe Shefi i Planifikimit, të cilët përgëzuan fituesit për rezultatet e arritura dhe angazhimin e treguar.

Fituesit në disiplinat sportive ishin:

Disiplina Atletikë

Vendi i Parë: Ylli Malaj
Vendi i Dytë: Jurgen Hamdi
Vendi i Tretë: Alban Stafa
 
Disiplina Qitje
 
Vendi i Parë: Mario Blido
Vendi i Dytë: Arlind Beraj
Vendi i Tretë: Artur Duro
 
Disiplina Futboll
Vendi i Parë: Njësia Speciale
Vendi i Dytë: Njësia e Parë
 
Vlerësimet ekipore me kupë
 
Atletikë: Njësia Speciale
Qitje: Njësia Speciale
Futboll: Njësia Speciale
 
Këto aktivitete shërbyen jo vetëm si një formë e promovimit të sportit, por edhe si një mundësi për forcimin e frymës së ekipit dhe bashkëpunimit ndërmjet punonjësve, duke e bërë edhe më domethënës kremtimin e 98-vjetorit të krijimit të Gardës.