Pas përfundimit me sukses të fazave të para të konkurrimit, u përmbyll sot edhe etapa e fundit e konkurrimit të kandidatëve për t’u punësuar, si punonjës të nivelit bazë, në Gardën e Republikës. Në ceremoninë e çertifikimit, morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Gardës, Drejtues i Lartë Sami Kuti së bashku me Rektorin e Akademisë së Sigurisë, Profesor Ilirjan Mandro.
Në kurs morën pjesë 31 kursantë, 26 prej të cilëve arritën ta përfundonin atë dhe të çertifikohen për të filluar marrëdhëniet e punës në detyra të ndryshme për të plotësuar vendet vakante.
Përfundimi i këtij rrugëtimi përfaqëson jo vetëm njohuritë e fituara, por edhe vullnetin, angazhimin dhe vizionin e secilit prej tyre për të investuar në të ardhmen e Gardës së Republikës, si brezi më i ri i punonjësve që i bashkohet ekipit tonë.
I urojmë suksese punonjësve më të rinj të Gardës së Republikës!


