Denonco shkelje të ligjit

NJOFTIM PËR PUBLIKUN                                                                                                                                                                            

Referuar nenit 11, të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, punonjësit të Gardës i ndalohet anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive ose të shoqatave politike, në çdo formë që shfaqen ato, në nivel qendror ose vendor, si dhe propaganda në favor ose kundër tyre apo kandidatëve në zgjedhje, sikurse manifestimi i sjelljeve dhe mbajtja e qëndrimeve që cenojnë statusin e punonjësit të Gardës.

Bazuar në Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm nr. 70, datë 22.01.2025 “Për ndalimin e pjesëmarrjes në veprimtari politike dhe monitorimin e sjelljes së punonjësve para zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, Maj 2025”, Garda e Republikës fton publikun të denoncojë çdo rast të konstatimit apo dyshimit për shkelje të natyrës së depolitizuar të punonjësve para zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, në kontaktet e mëposhtme: 

Nr. Tel: 0694136428
Adresë elektronike: [email protected]