Ditën e sotme nisi kursi dymujor për punonjës të nivelit bazë. Ky kurs realizohet në bashkëpunim Akademinë e Sigurisë, ku stafi akademik i saj është i angazhuar në zhvillimin e një cikli leksionesh, ndërsa pjesa tjetër e kurrikulës mbulohet nga drejtues të Gardës së Republikës.
Në këtë kurs marrin pjesë 31 kandidatë të cilët janë përzgjedhur pas një procesi transparent konkurrimi, të shpallur publik në faqen zyrtare të institucionit.
Përfundimi me sukses i provimit përfundimtar dhe pajisja me certifikatë do t’u mundësojë kursantëve të rinj fillimin e marrëdhënieve të punës në Gardën e Republikës.
Suksese të gjithë kursantëve!
