Të nderuar punonjës të Gardës së Republikës,
Nëpërmjet këtij mesazhi, dëshiroj t’ju përcjell falenderimet e sinqerta secilit prej jush për përkushtimin, seriozitetin, bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar në realizimin me sukses të mbarëvajtjes së sigurisë së këtij aktiviteti, një angazhim sa impenjativ, aq edhe me përgjegjësi të lartë. Kontributi i secilit prej jush ka qenë thelbësor dhe është reflektuar qartë në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
Të gjithë së bashku, nën frymën e një bashkëpunimi shumë efikas e korrekt, arritëm të garantojmë sigurinë e Samitit më të madh dhe të rëndësishëm të mbajtur në vendin tonë, duke përforcuar edhe njëherë imazhin dhe vlerat e institucionit tonë. Ky gur kilometrik i vendosur, dëshmon se Garda e Republikës rreshtohet dënjësisht në krah të homologëve të saj ndërkombëtarë.
Ju përgëzoj për përpjekjet dhe angazhimin tuaj të palodhur.
Një falenderim të veçantë kam po ashtu për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policinë Bashkiake të Tiranës, Urgjencën Kombëtare dhe strukturat e tjera të shtetit për kontributin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshën për mbarëvatjen e sigurisë së Samitit e bashkëpunimin e pakursyer me Gardën e Republikës.
Ju faleminderit të gjithëve.
































