Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri

Sot, Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John T. Dunlap, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Pas takimeve me personalitete të larta shtetërore, Mjeshtri i Madh vizitoi Varrezat e Dëshmorëve për ceremoninë e vendosjes së kurorës në memorial, i shoqëruar në shenjë nderimi edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Drejtues i Lartë Simon Zereci.

Siguria e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit Sovran të Maltës u realizua nga strukturat e Gardës gjatë të gjithë qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.