Samiti “Për Planin e Rritjes”

Ditën e sotme u zhvillua në Pallatin e Brigadave Samiti “Për planin e Rritjes” në kuadër të objektivit “Rruga drejt BE”, në të cilin morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, në nivel Kryeministri. Delegacionet pjesëmarrëse si Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Eurorian u siguruan nga Garda e Republikës, që prej mbërritjes në vendin tonë, përgjatë takimit në Pallatin e Brigadave, e deri në largimin e tyre prej Shqipërie.

Kjo numërohet si një tjetër arritje e Gardës në aktivitete të tilla, duke treguar angazhimin e institucionit në përmbushjen e standardeve më të larta profesionale dhe në kontributin për garantimin e një mjedisi të sigurtë dhe përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Kliko për videon e shoqërimit të delegacioneve për në pritjen e tyre nga Kryeministri, Z. Edi Rama.