Tetori Rozë

Si çdo vit tjetër, Garda e Republikës i kushton rëndësi të veçantë sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të punonjëseve femra mbi çështjen kaq sensitive siç është kujdesi për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Shenja kryesore dalluese e fushatave sensibilizuese për muajin, është shiriti rozë. Fushatat ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, kanë për qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe informimin mbi kontrollet e nevojshme diagnostifikuese.
Në vitin 1991, u përdor për herë të parë shiriti rozë në këtë kontekst, nga Charlotte Haley, e cila luftoi me kancerin e gjirit. Vajza, motra dhe gjyshja e saj ishin po ashtu të prekura nga kjo sëmundje. Charlotte ishte e para që ideoi dhe përdori si simbol fiongon në formë shiriti, fillimisht ngjyrë portokalli, të krijuara në mënyrë artizanale në kushte shtëpie, për të sinjalizuar fushatat për këtë lloj kanceri dhe gjithashtu për të tërhequr vëmendjen mbi buxhetin tepër të ulët që i akordohej diagnostifikimit dhe kurimit të tij. Ajo shpërndau mijëra shirita në supermarkete me karta ku shkruhej: “Buxheti vjetor i Institutit Kombëtar të Kancerit është 1.8 miliardë dollarë, vetëm 5 për qind shkon për parandalimin e kancerit. Na ndihmoni të zgjojmë ligjvënësit tanë dhe Amerikën duke veshur këtë shirit.”
Në nisje të muajit, Garda e Republikës, hartoi një grafik, të cilin e shpërndau në të gjitha strukturat, dhe ftoi të gjitha femrat të kryenin kontrollin e rastit në poliklinikat përkatëse të qytetit. Përveç kësaj, Sektori i Shëndetësisë në Gardë kreu fushatë sensibilizuese duke shpërndarë informacione të nevojshme mbi simptomat e zakonshme dhe paralajmërimet që organizimi jep në rastet e shfaqjes së kësaj sëmundjeje; mbi format e diagnostikimit; vetëkontrollin mujor të gjirit; ekzaminimin klinik apo mamografinë, e të tjera informacione si këto me fokus të qartë, NDËRGJEGJËSIMIN DHE PARANDALIMIN!