PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “ E Drejta e Informimit”, Garda e Republikës ka përgatitur një program transparence. Informacioni i bërë publik në këtë program synon të zbulojë aktivitetin e punës së Gardës së Republikës, përmes mbulimit të tij të hollësishëm në faqen zyrtare www.garda.gov.al , si dhe në ambientet e hapësirave publike.
Webfaqja zyrtare e Gardës së Republikës është ndërtuar në një format lehtësisht të kuptueshëm që ofron informacion për publikun pa patur nevojë për një kërkesë.
Në këte faqe, pasqyrohen gjithashtu informacione që karakterizohen nga kufizime në identifikimin e të dhënave personale, për shkak të mbrojtjes së privatësisë së individëve ose subjekteve të të dhënave, etj.
Parimet kryesore mbi të cilat mbështetet Programi i Transparencës së GRSH-së janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: GRSH ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e GRSH dhe përkatësisht: Ligji 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
- Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
Sipas këtij programi të miratuar të transparencës, Garda e Republikës vë në dispozicion të publikut, në faqen e saj të internetit www.garda.gov.al dhe në mjediset e pritjes publike kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë me titull “Programi i Transparencës”.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informacionit, duke promovuar parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike në veçanti, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke informuar për çështjet mbi të drejtën e informacionit.
Komisioneri u bën rekomandime autoriteteve publike në lidhje me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.